Dramë në Dortmund, një mrekulli i jep titullin Bayern-it në javën e fundit!

27 Maj 2023, 21:13

Bayern Munchen këtë sezon ka fituar titullin më dramatik në historinë e Bundësligës, por që gjithsesi ishte i 11 rradhazi për klubin legjendar gjerman. Në javën e fundit të kampionatit kishte farë pak shpresë se kjo mund të ndodhte, por Dortmund që vinte si kryesues barazoi 2-2 kundër Mainzit në ‘Sigal Iduna Park’. Kjo kombinuar me fitoren 1-2 të Bayern-it në fushën e Koln solli titullin e 33 në historinë e klubit. Kjo pasi me pikë të barbarta Bayern-i kishte avantazhin e golavarazhit.