Drejt zeros kërkesat për mjek familjeje, rektori Gjata: Mjekësi edhe në Durrës e Elbasan, rrisim kuotat

23 Nëntor 2021, 21:20

Largimet masive të mjekëve dhe kërkesat e pakëta të studentëve të Mjekësisë për specialitetin “mjek familjeje” rrezikojnë që të boshatisin qendrat shëndetësore.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se nga 40 kuota, vetëm 5 studentë kanë aplikuar për mjek familjeje, ndërsa shqetësuese është edhe mungesa e mjekëve të urgjencës.