Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar/ 'Odisea' 3-vjeçare e një të moshuari dyerve të gjykatave për pensionin e tij përfundon në Kushtetuese: 'Boshatisja' e gjykatave i shkeli të drejtat

8 Dhjetor 2021, 13:55 | Përditesimi i fundit: 2021-12-08 14:20:20

Historia e një pensionisti shqiptar që prej tre vitesh priste në dyert e Gjykatës së Lartë për të marrë drejtësi, ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të kërkoj që çështja të mbyllet brenda qershorit 2022.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ngarkesa e gjyqtarëve, boshatisja e gjykatave dhe vonesat në gjykatën administrative dhe atë të Apelit nuk janë përgjegjësi e qytetarëve por e institucioneve.