Drejtësi pas 11 viteve për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan! 3 burgime përjetë, mes tyre Ardjan dhe Florenc Çapja! 2 dënime me 25 vite burg dhe një 15 vite

19 Prill 2023, 20:24

Pas 11 viteve nga vrasja e Gentian e Nezir Beqirit është bërë drejtësi. Tre burgime përjetë, një me 15 vite dhe dy me nga 25 vite heqje lirie. Ky është dënimi i dhënë nga togat e zeza të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vrasjen e babë e bir në gusht të 2012.