TIRANË- “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi, ku janë vaksinat?!”, kjo është një ndër dhjetëra pankartat që gjejmë në rrugët e kryeqytetit dhe Fierit, gjatë protestës ku kërkohet drejtësi për Sabrina Bengaj, e ekzekutuar nga ish-burri i saj, Elton Meta.
Kjo protestë i dedikohet çdo vajze dhe çdo gruaje, që ka humbur jetën tragjikisht nga duart e bashkëshortit të saj, ose jeton nën frikën e dhunës.














