Drejtësia e re kap 'peshkun e parë të madh', përfundimisht 2 vite burg për Adriatik Llallën! Ish-kryeprokurori bëhet zyrtari më i lartë shqiptar që përfundon në qeli

22 Shtator 2021, 14:33 | Përditesimi: 22 Shtator 2021, 16:59

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Lalla bëhet kështu 'peshku i parë i madh' që bie në rrjetën e drejtësisë së re. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar 8 pasuri.

r.k./Shqiptarja.com