Drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në Itali, Adi Çoba u prangos te dera e shtëpisë në Durrës! BKH s’e njoftoi policinë, e survjeoi 3 ditë

2 Korrik, 16:31 | Përditesimi: 2 Korrik, 16:31

Pas 13 muajsh në arrati u prangos në hyrje të banesës së tij Adi Çoba, i njohur si organizator dhe drejtues i një grupi kriminal të trafikut të drogës, i goditur nga operacioni “URA”. Burime nga SPAK konfirmuan se kishin 3 ditë që e survejonin Çobën, ndërsa theksuan se ia kishin kërkuar edhe me herët policisë arrestimin, duke qenë se e dinin vendndodhjen e tij gjatë gjithë kohës.

    E.H/Shqiptarja.com