Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Arsimit: Pandemia detyron zhvillimin e mësimit me turne, jemi dakordësuar me prindërit! 90% e mësuesve janë vaksinuar kundër COVID

27 Shtator 2021, 12:34

Ky është viti i dytë shkollor, në të cilin mësimi do të zhvillohet nën respektimin e masave anti-COVID për shkak të pandemisë. Në disa shkolla të vendit, mësimi po zhvillohet me turne, dhe kjo ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek prindërit, kjo për faktin se orët mësimore zgjasin deri në 30 minuta.

Zamira Gjini, drejtoreshe e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, në një intervistë për Report Tv thotë se masat janë marrë të detyruara për shkak të pandemisë së COVID dhe se është dakordësuar edhe më prindërit. Gjini tha se jo të gjitha shkollat e vendit zhvillojnë mësim me turne pasi afër 80% zhvillojnë orën mësimore 45 minuta, ndërkohë që më shumë se 15 % zhvillojnë mësim me dy turne dhe vetëm për 6% e nxënësve mësimi zhvillohet me 4 turne.