Drejtoresha e shkollës e 'Rexhë Deliu' në Rinas ka bërë thirrje për hapjen e rrugës me dy sense, siç ka qenë, duke theksuar se janë 115 nxënës që e kanë të pamundur të shkojnë në mësim.
"Është e pamundur për fëmijët të vijnë në shkollë. janë 95 nxënës të arsimit të mesëm të ulët dhe 20 në kopsht, vetëm 8 erdhën sot dhe 2 në kopsht. Jam në krah të banorëve të Rinasit. Jam me komunitetin sepse po kërkojnë një të drejtë jetike. I bëj thirrje qeverisë të hapi rrugën sepse ndryshe kjo shkollë e ka të pamundur të jetë funksionale", tha drejtoresha.