Aksident i dyfishtë në rrugën e Arbrit, plagoset një pasagjere

25 Dhjetor, 13:53 | Përditesimi: 25 Dhjetor, 13:53

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes e lënduar ka mbetur një pasagjere e cila ishte në një nga makinat e aksidentuara.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zvardhjen e plotë të rrethanave.

I.M/Shqiptarja.com