Drejtori i Arkivës së Shtetit në Report Tv: Dixhitalizuam 83 mijë fotot nga ’44-‘90! Qytetarët të na bashkohen në pasurimin e detajeve për fotografitë që i përkasin komunizmit

18 Prill 2022, 20:08 | Përditesimi: 18 Prill 2022, 20:08

‘Gjeje gjyshin tënd’ është nisma më e re nga Arkiva e Shtetit, e cila i fton qytetarët t’i bashkohen për të plotësuar vakumet që ndodhen në arkivin dixhital për periudhën e komunizmit. Drejtori i Arkivës Ardit Bido tha në Report Tv se kanë arritur të dixhitalizojnë 85 mijë foto që i përkasin periudhës nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1990.

Sh.Sh/Shqiptarja.com