Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu për Report Tv: Po bëjmë identifikimin e anijes, presim përgjigjen nga Italia! Dëmi i konsiderueshëm

15 Qershor 2021, 13:38

Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me anijen e cila u fotografua këtë të martë duke shkarkuar në det vaj të djegur, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port.

Ndreu tha se po punohet për të identifikuar vendndodhjen ku ka ndodhur krimi mjedisor si dhe anijen e cila ka kryer derdhjen. Ndreu nënvizoi se po presin tashmë një informacion më të detajuar nga Qendra Ndëroperacionale e Romës. Ndreu tha po ashtu se subjekti ka kryer një dëm të konsiderueshëm dhe se penalizohet rëndë deri edhe në bllokimin e anijes.