Dreka bashkoi në një tryezë demokratët, Bejko: E gabuar! Ulen pa pikë morali në një tavolinë! Kush do t’i bashkohet Berisha, të ikë sa më parë

29 Dhjetor 2022, 18:30

Anëtari i kryesisë së PD, Roland Bejko i ka cilësuar “pa pikë morali” deputetët demokratë të grupit të Berishës dhe të Alibeajt që u ulën në një tavolinë për festën e fundvitit duke harruar të gjitha përplasjet. Në një intervistë për Report Tv, Bejko u shpreh se është veprim i gabuar qëndrimi në një tryezë të përbashkët në një kohë kur PD është e përçarë.