Drita misterioze ‘fluturon’ mbi qiellin e Australisë! Përdoruesit e rrjeteve sociale: A është një meteor?

8 Gusht 2023, 08:08

Një dritë misterioze që 'fluturon' në qiell mbi Victoria në Australi po bën xhiron në rrjet, ndërsa sipas Agjencisë Australiane të Hapësirës ka të ngjarë të jetë mbetje e një rakete ruse.

Momenti kur drita misterioze kalon në qiellin e Victorias u pa nga shumë qytetarë, të cilët edhe e xhiruan me video. Madje disa prej tyre thonë gjithashtu se dëgjuan një zhurmë kur drita përfundoi, si edhe ndjenë tokën të dridhej.