Drogë në Portin e Durrësit, dyshohet për 150 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë dhe u mbajt nën vëzhgim nga autoritetet

13 Korrik 2021, 13:25

Një sasi kokaine që dyshohet se bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë është kapur në Portin e Durrësit pasditen e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, ku edhe u gjet më pas e fshehur droga.