Droguan dhe përdhunuan 23-vjeçaren në Londër! Dënohen me 57 vite burg 3 shqiptarët

9 Korrik 2022, 13:40

Duke i shkaktuar makthin më të keq të jetës së saj në shtator të vitit të kaluar, viktima 23-vjeçare ishte duke shijuar natën e saj të parë pas kufizimeve të Covid me një miken e saj. Pasi ishte ndarë nga mikesha, ajo u përndoq fillimisht brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.