Dronë e radarë në Bypass e Vlorës për parandalimin e aksidenteve, ecnin me shpejtësi skëterrë nga 150 deri në 170 km/h, gjobiten 9 emigrantë! Gjobiten 11 drejtues mjetesh nga 25.000 lekë

14 Gusht 2021, 19:41

Në Bypass-in e Vlorës vijojnë kontrollet me radarë dhe dronë për parandalimin e aksidenteve.  Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore vendore vijon monitorimin e  qarkullimit të automjeteve në Bypass, në autostradën Vlorë-Levan dhe anasjelltas.

Nga kontrollet janë evidentuar 53 drejtues automjetesh që kryenin parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili. 11 drejtues mjetesh janë gjobitur 25.000 lekë të rinj secili për shkelje të semaforit në Bypass. 31 të tjerë që qarkullonin me shpejtësi janë gjobitur nga 6.000 deri në 12.000 lek të rinj.