Droni kap ‘mat’ kultivuesin e kanabisit në Malësi të Madhe, vihet në pranga

8 Shtator, 10:39

MALËSI E MADHE- Një 68-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe pasi është kapur duke kultivuar kanabis në fshatin Shegan. Gjatë kontrolleve te territorit me dron, 68-vjeçari është kapur duke kultivuar 62 fidanë kanabis.

Kanabisi i zbuluar u asgjësua, ndërsa 68-vjeçari Gjek Kaçaj dyshohet se është autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

“Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit në bashkëpunim me SPK Bajzë,  duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Kastrat, në fshatin Shegan, kanë konstatuar të mbjella në tokë 62 fidanë të dyshuar kanabis.

    No videos found.