Dua Lipa në konferencë për shtyp: Ëndërr e madhe për mua të kontribuoj për komunitetin shqiptar

23 Korrik 2021, 19:22

Duke mos i fshehur emocionet, por me një shqipe mjaft të rrjedhshme, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, në një konferencë për shtyp me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tregoi më shumë për planet e saj në muzikë.

Këngëtarja u shpreh mjaft e kënaqur për mundësinë që ajo pati për të kontribuar për komunitetin shqiptar sidomos pas një tragjedie të tillë.