'Dua të kërcej por më pengon mikrofoni/ Ja cfarë ndodh live në Report TV

23 Prill 2020, 20:08

Këtë pasdite në Repolitix u fol për situatën me Covid-19 në Shqipëri, ku 13 të burgosur rezultuan pozitiv me Covid-19. Zhvillimet e fundit parlamentare, ku nëpërmjet një lidhje skyp Elisa Spiropali ka shpjeguar pse u shty situata e fatkeqësisë natyrore me dy muaj. Repolitix u lidh nëpërmjet skypit këtë pasdite me gazetarin Edison Myrtezain. Ai raportoi për situatën në Kinë, ku disa qytete në kufi me Rusinë ishin izoluar, pasi Covid-19 ishte shfaqur prej disa ditësh. Akuzat e SHBA-ve bërë ndaj Kinës se jo vetëm që ka fshehur numrin e vërtetë të viktimave, por është përgjegjëse për pandeminë botërore, ajo i përgjigjet me masat drastike që vendi mori për virusin në kohën e duhur. Edhe pse duket qe ky virus po menaxhohet mirë në këtë shtet, ku dhe lindi, masat vazhdojnë të jenë të rrepta nga atutoritet kineze. Repolitix e mbylli pasditen e sotme me muzikë live. Violinisti Flogert Shatraj tregoi ditët e tij në izolim dhe se luante me violinën e tij për banorët e zonës ku jeton.”Çdo ditë bëj covera të ndryshëm dhe kënaq miqtë e mi në rrjete sociale. Mundohem që këtë kohë të keqe ta përdor për mirë. Si shumë artistë të tjerë edhe unë kam marrë pjesë tek këto shfaqjet në ballkon duke dhuruar tinguj, madje bashkë me fqinjët. Më vjen mirë që kjo situatë e keqe ka nxjerr në pah shumë artistë të mirë në Shqipëri, sepse po shoh që njerëzit dita ditës po njohin më shumë artistë të operas, të radios, të ansamblit popullor”- u shpreh Shatraj