‘Duart lart se ju vramë’, flet për Report Tv pronarja e argjendarisë në Kamëz: Morën 1.5 kg flori! 3 prej tyre u futën brenda, shoferi i priti te BMW

29 Nëntor 2023, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2023-11-29 15:14:53

Report TV ka siguruar dëshminë e pronares së argjendarisë që ra pre e grabitjes me armë të martën e 28 nëntorit, në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz. 59-vjeçarja ka treguar se momentin e grabitjes ka qenë me nusen e djalit dhe se autorët e maskuar e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë dhunuar.  'U përlesha me ta. Doja t’i ndaloja të vidhnin' ka thënë gruaja.