‘Duka përfituesi i madh nga politika’, Shehu: Nuk mund të fitosh zgjedhjet me rregullat e federatës

25 Janar 2022, 13:43

Manipulimet në proceset zgjedhore të federatës nuk janë një gjë e re që bëhen nga FSHF-ja e Armand Dukës. E fundit ndodhi të hënën në shoqatën rajonale të Tiranës ku kandidati për kryetar Eduard Prodani braktisi zgjedhjet me pretendimin e shtimit të votuesve (anëtarëve që bëjnë pjesë në shoqatë). Kjo sepse FSHF nuk ishte e sigurtë që kandidati i mbështetur prej saj, Krenar Alimehmeti, do të fitonte.