Durrës/ Arrestimi i Aldi Mustafës, policia: Ishte nisur për të bërë vrasje! Iu sekuestrua armë me silenciator dhe fishekë, në pranga bashkëpunëtori

1 Tetor 2023, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2023-10-01 18:59:59

Aldi Mustafa kishte planifikuar një atentat në Durrës, por është arrestuar një natë më parë nga policia. Në mjet i është gjetur një armë me silenciator dhe fishekë luftarakë. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij Klevis Kurdiu.