Durrës/ Djali vret babanë në Shënavlash, trupi i pajetë gjendet pas 23 ditësh në një pus! E denoncoi në polici sikur kishte humbur! Shkak sherri për paratë

4 Shtator, 17:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Shënvlashit në Durrës. Djali ka vrarë babanë, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.