Durrës/ Drejtuesja humb kontrollin e makinës, përfundon në kanalin e ujërave të zeza

6 Shtator, 10:01

Durrës-Një automjet ka përfunduar në kanalin e ujërave të zeza në lagjen nr.17 në Durrës, pasi drejtuesja humbi kontrollin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina ishte drejtuar për të dalë në autostradë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.