Durrës/ Falsifikonin tamponët COVID për qytetarët që udhëtonin drejt BE, arrest në burg për punonjësin e një laboratori dhe të një agjencie turistike, detyrim paraqitje për 3 të tjerë

9 Shtator 2021, 14:00

Bëhet me dije se janë lënë në burg Blerim Maloku, punonjës në laboratorin 'Medical Care Lami" dhe Artiola Budani, punonjëse në agjencinë turistike 'Kristal Travel. Ndërkohë gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Asllan Divën dhe Albiona Cukën, punonjës në labortaorin 'Medical Care Lami", si dhe për Violeta Begejan, punonjëse në një agjenci udhëtimi.