Durrës/ Nis restaurimi, 2 objektet me vlerë të jashtëzakonshme 'Torra Veneciane' dhe 'Hamami' hapen për vizitorët në verë! Drejtori i Muzeut: Ansambël i rëndësishëm i trashëgimisë

12 Shkurt 2022, 17:01

Dy prej objekteve më të rëndësishme të ansamblit muzeal në Durrës, Torra Veneciane dhe Hamami Turk do të hapen për turistët brenda këtij sezoni veror. Detajet e restaurimit i bën të ditura për Report TV, drejtori i muzeut Alban Ramohitaj. Ndërsa së shpejti nis do të ndërhyhet në muzeun etnografik, i vendosur në shtëpinë ku ka banuar Aleksandër Moisiu.