Durrës, pamje nga pallati në ndërtim, roja bie nga kati i dytë prej frikës së tërmetit

29 Janar 2020, 09:30

DURRES- Administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të hotelit ku mbrëmjen e djeshme humbi jetën roja 62-vjeçar pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë janë arrestuar nga policia.

Në pranga janë vënë A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që po ndërton hotelin. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të punës ndërsa sipas policisë rrezikojnë të dënohen me 10 vite burg.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Viktima Thoma Rusa 62-vjeçar dyshohet se ra nga kjo lartësi për shkak të frikës nga tërmeti i një nate më parë.