Tërmet në Bubq 4.9 ballë, lëkundjet ndihen në Durrës, Tiranë dhe disa qytete të tjera, panik tek qytetarët! 'Emergjencat': S'ka dëme

Mbrëmjen e sotme në orën 21:15 minuta është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti, ndërsa është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë por edhe deri në Maqedoni. IGJEUM njofton se tërmeti ishte me madnitude 4.9 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq.

Lëkundja sizmike mbrëmjen e sotme zgjati disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë. Ende nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet.

Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas 26 nëntorit të 26 nëntorit që ishte 6.4 ballë dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale. Kujtojmë që qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës janë në gjendje emergjence deri në 31 mars pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:23
Inxhinierja Luljeta Bozo apel qytetarëve: S'ka rrezik! Ikni në shtëpi dhe flini se nesër do shkoni në punë, gjumë të ëmbël

Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo përmes Report Tv u bën apel të gjithë qytetarëve që nuk kanë probleme në banesat e tyre nga tërmeti, por thjeshtë çarje të vogla suvaje, të kthehen në banesat e tyre për të fjetur, pasi nesër do të rikthehen të vijojnë jetën normale.  

"Godinat që janë shumë të dëmtuara dhe specialistët i ka nxjerrë të pabanueshme, nuk duhet të futen brenda. Ato edhe pasgodijet e vogla mund ti rrënojë, prandaj mos futen brenda. Ato që kanë dëmtime të rënda, varet, pranë nuk i dihet. Ato që kanë krisje të vogla suvaje, nuk kanë gjë dhe njerëzit nuk kanë pse rrinë jashtë, por të futen brenda.

Të kthehen cfarë do të bëjnë në rrugë në makina, 4.9 nuk është tërmet që shkakton dëme te godinat që janë në rregull. Unë kam parë shumë banesa, por ato që kanë dëme në strukturë atje nuk duhet rrezikuar, ato që janë nxjerrë të pabanueshme nuk duhet të futen brenda. Por të tjerët që kanë thjeshtë çarje suvaje nuk kanë pse rrinë jashtë. Ky është një fenomen që nuk mbyllet as sot dhe as nesër, pasi ka çlirim energjie që mund të vijojë me vite. Nga tërmeti i 26 nëntorit, që ishte i cekët është normale që vijon dhe ç'fryn në rajonin tonë.

Paslëkundje do të ketë, se jemi në një zonë që lëkundemi, por si kjo që ishte sonte në darkë nuk rrezikon objektet që janë në rregull. Ndërsa ato që janë të dëmtuara struktura mund të shemben edhe pa tërmet. Ata që nuk kanë probleme të futen dhe të flenë rehat se nesër do të shkojnë në punë prapë. Të bëni gjumin e ëmbël dhe të shikoni ëndrra të bukura, ata që janë shqetësuar të konsumojnë ndonjë ëmbëlsirë" tha ajo.

Ora 23:12
Lezhë/ Tërmeti nuk dëmtoi as banesat e planifikuara për t'u shembur nga 26 nëntorit, banorët në rrugë nga paniku

Lezha ka qenë një nga qytet që është ndjerë tërmeti i 28 janarit, por sipas burimeve të Report Tv nuk ka pasur dëme në banesa. Në një lidhje të drejtpërdrejtë, gazetari Elvis Hila ka deklaruar se lëkundje nuk ka sjellë dëme as në banesat që ishin planifikuar për t'u shembur pas tërmetit të 26 nëntorit. Pas kontakteve nga prefektura kanë dalë në terren për të inspektuar pikërisht ato banesa të dëmtuara nga ajo lëkundje tragjike dhe nesër do të dalin me një raport përfundimtar. Nga ana tjetër, dhjetëra qytetarë kanë planifikuar për të kaluar natën në makina për shkak të panikut dhe frikës.

Ora 23:02
Frika për një tjetër tërmet/ Qytetarët e Tiranës ikin drejt Elbasanit (VIDEO)

Ashtu si kurse në tërmetin e 26 nëntorit, edhe kësaj radhe qytetarët të panikuar janë drejtuar Elbasanit, Pogradecit, Korçës qytetet më pak të prekura për t'u strehuar. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi sjell video ku shihet një var i madh automjetesh në hyrje të qytetit. Nja një vëzhgim i shpejtë, qytetarët kishin marrë edhe rrroba, mesa duket do të largohen për disa ditë.

Ora 22:55
Çako : Të ikin nga shtëpitë ata që i kanë të pabanueshme nga 26 nëntori! Unë kam familjarët e mi në banesa, jo panik

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako u kërkoi qytetarëve të të qetësohen pas tërmetit se nukka vend për panik. Çako kishte një apel për të gjithë ata qytetarë që tërmeti i shtatorit dhe 26 nëntorit u nxori shtëpinë e pabanueshme, duke u kërkuar që të mos qëndrojnë brenda pasi ka risk.

"Tani jeni informuar se ka ndodhur një tërmet, është në të njëjtën zonë që kanë ndodhur të tjerët që logjikisht i bie të jetë pas tërmet. Janë marrë të gjitha masat në këndvështrimin e emergjencave edhe për shkak të shpalljes së fatkeqësisë. Nuk raportohet asnjë dëm as në jetë njerëzish dhe as dëme materiale. Përcjell angazhimin e të gjitha strukturave. Jemi duke ndjekur situatën, qytetarët që kanë pasur dëmtime nga 21 shtatori dhe 26 nëntorit dhe u janë deklaruar banesat të pabanuara të largohen për të eliminuar cdo lloj pasoje që mund të vijë në banesat që janë me risk. Qytetarët i kanë të gjithë numrat e kontaktit të shtabeve të emergjencës, por do i ripublikojmë" tha ai.

Çako kishte një mesazh edhe për qytetarët që janë dhe po largohen nga Durrësi.

"Policia që në momentin e parë është e gjitha në këmbë, në gatishmëri. Nuk ka vend për panik, tani durrsakët, por edhe zona përreth zonës së tërmetit e ka një motiv dhe nuk ta eliminojmë me një fjalë goje, por strukturat janë pranë banorëve. Shtabet janë të ngritura për Tiranën, Durrësin dhe Lezhën. Çështja e eksodit dhe panikut nuk lidhet me mungesën e shtetit dhe strukturave. Unë them se familja ime është në banesa në Tiranë dhe në Durrës. Në këto kushte, nuk ka vend për panik dhe po analizojmë cështjen në detaj të rastit të tërmetit, një fenomen që karakterizon të gjithë Ballkanin, besoj se shumë shpejt do të qetësohen gjërat".

Drejtori i Emergjencave tha se për shkak të trafikut të rënduar të telefonatave nuk ka arritur që të komunikojë me të gjitha institucionet. "Telefonat nuk kanë funksionuar dhe kemi komunikuar në rrugë të tjerë për shkak të trafikut të rënduar të telefonave. Me shumë autoritete më është dashur të komunikoj dhe nuk kam pasur mundësi" tha ai.

Ora 22:51
Tërmeti 'i jep dorën e fundit' hotelit në Durrës, pëson dëme të mëdha (FOTO)

1580248422_TERMETI.jpg

Ky është një hotel në fshatin Shkafane të Njësisë Admistrative në Ishëm. Ai kishte pësuar dëme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit, por nga kjo lëkundje e së martës ka pësuar dëme më të mëdha.

Ora 22:49
FOTO/ Ja si është regjistruar lëkundja në IGJEUM, lëkundjet horizontale

1580248202_IGJEUM.jpg

Report Tv sjell foto të lëkundjeve që janë regjistruan në Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Burime për Report Tv nga IGJEUM bëjnë me dije se lëkundjet kanë qenë horizontale.

Ora 22:35
S'ka dëme në Durrës! Qytetarët në sheshe e kalojnë natën në makina pas tërmetit

Report Tv sjell pamje të tjera nga qyteti i Durrësit ku qytetarët kanë dalë jashtë banesave në sheshe nga frika e tërmetit ose janë larguar në periferi te të afërmit në banesa të ulëta duke u rikthyer në skenarët e ditëve pas 26 nëntorit. E ndërsa një pjesë e qytetarëve janë larguar nga qyteti, të tjerët kanë dalë në rrugë në sheshe. Report Tv sjell pamjet nga sheshi te stacioni hekurudhor ku qytetarët janë jashtë dhe natën do ta kalojnë në makina. Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku raporton se nga të dhënat e para nuk ka dëme të banesave dhe madje as të atyre që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ora 22:11
Tërmet i fortë në Durrës 4.9 ballë, lëkundjet ndihen në Tiranë dhe disa qytete (FOTO)
Ora 22:11
Tiranë, qytetari për Report Tv: Dola të shpëtoj kokën nga tërmeti, gruan e luta, por nuk erdhi

Një i moshuar u shpreh për Report Tv se nga frika e tërmetit ka dalë në rrugë dhe do të vijojë që të qëndrojë derisa të qetësohet sipas tij situata. "Ka pasur lëkundje, por kjo ishte e fortë na trembi, kemi edhe pallatet që janë dëmtuar, të shpëtojmë kokën. Dola jashtë të pres, një orë, dy orë sa të qetësohet.

U trembëm, pallati është një cikë i dëmtuar, dhe pak do. Në shtëpi kam edhe gruan, e luta hajde zbresim, por nuk doli. Unë do të vijoj që të qëndroj jashtë dy ore tre orë jashtë. Edhe do të shkoj në shtëpi. Natyra ka rregullat e veta" tha ai.

Ora 22:05
Pamje nga QSUT-ja, prindërit me fëmijët në krah dalin nga Urgjenca e Pediatrisë pas tërmetit

Report Tv sjell të tjera pamje nga Tirana, ku qytetarët kanë dalë jashtë në rrugë nga frika e tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme. Në Urgjencën e Pediatrisë së QSUT-së, sikur duket nga pamjet prindërit kanë dalë jashtë me fëmijët në krah. 

Ora 22:04
Vijojnë paslëkundjet e tërmetit, sërish goditje në Bubq dhe Adriatik

Lëkundja e fortë 4.9 ballë që goditi sonte Shqipërinë është shoqëruar edhe me disa paslëkundje të tjera, 4.1 në fshatin Bubq dhe 3.3 ballë me epiqendër detin Adriatik.

Ora 21:55
Banorët nisin të largohen nga Durrësi, bllokohet trafiku në hyrje të shëtitores (FOTO)

Shumë banorë të qytetit të Durrësit, ku dhe ka qenë epiqendra e këtij tërmeti, kanë nisur të largohen. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku ka sjellë një foto në shëtitorja "Taulantia" në Durrës ku shikohet se ka një trafik të rënduar.

Ora 21:47
Durrës, monitorim pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Në qytetin e Durrësit, ekipet e ekspertëve kanë dalë menjëherë në terren, për të monitoruar pallatet që kishin pësuar dëme nga tërmeti i parë më 26 nëntor, të cilët mund të jenë prekur sërish nga lëkundja e kësaj të marte. Por deri më tani, nuk raportohet për dëme të reja nga tërmeti i 28 janarit. 

Ora 21:47
Trafik i rënduar në sheshin 'Nënë Tereza', qytetarët braktisin shtëpinë! Report Tv sjell situatën në Tiranë

Qytetarët kanë braktisur shtëpitë e tyre pas tërmetit që ra mbrëmjen e kësaj të marte me epiqendër Bubq. Kamera e Report Tv ka bërë një panoramim në një nga "pikat më të nxehta" në kryeqytet, në sheshin "Nënë Tereza", për të vijuar në rrugët e tjera të Tiranës, ku siç shihet anës rrugëve janë parkuar shumë mjete të qytetarëve që kanë lënë shtëpitë.

Ora 21:45
Lezhë, qytetarët dalin në rrugë nga frika e tërmetit të fortë

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Lezhë, duke krijuat frikë dhe panik tek qytetarët, teksa një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat.

Ora 21:44
Tiranë - Frika pas tërmetit/ Bulevardi 'Migjeni' 'pushtohet' nga makinat

1580244393_migjeni1.jpg

Bulevardi "Migjeni" në Yzberisht të Tiranës është shndërruar në një "stehë" për të gjithë qytetarët që kanë lënë banesat e tyre pas tërmetit të rënë mbrëmjen e kësaj të marte. Shqiptarja.com sjell foto nga bulevardi "Migjeni" ku qindra makina janë parkuar në pjesën anësore të rrugës.

Ora 21:41
Ministria e Mbrojtjes: Tërmeti ishte 4.9 ballë, nuk ka dëme në asjnë prefekturë

Tërmeti që goditi mbrëmjen e sotme vendin tonë me epiqendër në Durrës ishte 4.9 ballë i shkalles rihter me thellësi 7 km me epiqendër në fshatin Bubq sipas (IGJEUM) Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit. "Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit" thotë IGJEUM. Ministria e Mbrojtjes njofton se "sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen dëme".

Ora 21:38
Fushë-Krujë, banorët dalin të gjithë jashtë banesave, nuk ka dëme nga lëkundjet

Edhe në Fushë Krujë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, qytetarët kanë dalë nga shtëpitë. Në frikë dhe panik pas lëkundjeve banorët kanë dalë në rrugë të tmerruar. Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe materiale.

Ora 21:37
Tiranë/ Në 'Qytet Studenti' banorët dalin në rrugë pas tërmetit

Report Tv sjell pamjet nga Qytet Studenti ku studentët kanë dalë jashtë godinave dhe banorët jashtë banesave të tyre pas tërmetit.

Ora 21:36
Tiranë/ Frika për një '26 nëntor' të dytë, banorët e 'Astirit' braktisin shtëpitë pas tërmetit

Tërmeti i pak minutave më parë me epiqendër në Bubq, ka shkaktuar panik tek qytetarët. Siç shihet në videon e Report Tv, nga frika dhe paniku qytetarët kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.

Ora 21:35
Durrës, qytetarët dalin nga shtëpitë pas tërmetit të fortë

REPORT TV sjell pamjet nga qyteti i Durrësit ku një pjesë e qytetarëve kanë dalë jashtë banesave pas tërmetit të fortë që ra në Hamallaj mbrëmjen e sotme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anila: 29/01/2020 01:13

    MALLKUAR QOFSH NE SHTATE BREZA MOR SALI BERISHA MOR MASKARA,,,NUK DINE NJEREZIT SE KU TE DALIN E TE RRINE NGA FRIKA E TERMETIT,,NE SHTETET PERENDIMORE KA RRUGE EVAKUIMI DHE SHESHE EVAKUIMI,,,POR SOT TIRANA DHE DURRESI NUK KANE SHESHE EVAKUIMI NE RASTE TERMETESH APO PERMBYTJESH,,OSE ZJARRESH ,,BEHET FJALE PER EVAKUIM TE 300-400.000 PERSONA,,,NE TIRANE KISHIM FUSHEN E AVIACIONIT PER KETE QELLIM DERI NE 1990,,POR ERDHI SALI SHPELLARI DHE I LEJOI SHPELLARET E TJERE TE HYNIN NE FUSHEN E AVIACIONIT DHE TA MBUSHNIN ATE ME SHTEPI E KACOLLE ,,,FUSHA ME E BUKUR DHE ME E SIGURTE NE TIRANE E PUSHTUAN CECENET,,,MALLKUAR KUSH I DHA LEJE DHE KUSH JETON ATY...

    Përgjigju
  • Tirana: 28/01/2020 23:15

    Ta po vjen koha si me e shlu tiranen dhe me shku ne mala.

    Përgjigju
  • Popull bageti: 28/01/2020 22:17

    Po ku mutin veni me makina o debila rrezikoni veten kot dhe te kalamaqeve? Sikur termeti nuk bie jashte Durresit.

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/01/2020 22:04

    Për 30 vjet inegzistence të shtetit perfituan fshataret qe iu versulen qyteteve si ortek pas prishjes se ligjit të pasaportizimit duke i shnderuar në haure bajgash me ndertimet e tyre pa kriter dhe të shemtuara shpifesira qe shemtuan republiken me zaptime shkaterrime e degjenerim të Natyres dhe tani nuk dinë nga të fshihen si minjtë !

    Përgjigju
  • Emi: 28/01/2020 21:34

    Vetum me ba shpija drunite ka mete ne shqipnin. Pallatin me ta fal ste duhete gja ma.

    Përgjigju
    • Lolo: 28/01/2020 23:50

      Meso shqip nje here Emi, se inxhinier do kohe te behesh.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës