Durrës/ Përfundon kampionati botëror i shahut për fëmijë, 380 pjesëmarrës nga 48 vende! Ndahen medaljet, ja 6 fituesit

28 Prill, 22:45

Përfundoi Kampionati Botëror i Shahut për fëmijë që u zhvillua në Durrës prej 3 ditësh, 26, 27, 28 prill. Sonte mbrëmjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve fitueseve të tre vendeve të para për vajza dhe djem në disiplinat Rapid dhe Blitz.

Fituese e kampionatit botëror të shahut në grupin e vajzave U12 u shpall Megan Althea Paragua nga USA, ndërkohë medalja për kategorinë U10 shkoi për Indinë, ndërsa fituesja e kategorisë U8 ishte nga Kazakhstani.