Durrësi i mbytur nga plehrat, bashkia i shkarkon mbeturinat gjatë natës në vendgrumbullim të paligjshëm

28 Qershor 2021, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2021-06-28 15:41:10

Në kulmin e sezonit turistik Durrësi mbytet nga plehrat një problem i pazgjidhur prej 1 viti. Ndërsa bashkia ka shkarkuar gjatë natës mbetjet urbane në zonën e Nishtullës. Banorët janë ngritur sot në protestë dhe kërkojnë largimin e tyre. Ndërsa ministri i brendshëm Çuçi premtoi zgjidhje brenda 2 ditësh.