FIER- Një ditë pasi humbën jetën dy eletricistët Gjergj Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç, në Roskovec, policia e Fierit ka prangosur Andi Priftin me detyrë drejtor pranë OST-së në Fier si dhe inxhinierin e OST-së Eriseld Lala për shpërdorim detyre.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë gjetën vdekjen gjatë punimeve dy elektricistët punonjës të Njësisë Operative Fier.