Dy elektricistët humbën jetën në punë, banorët: Ishin të papërtuar dhe specialistë! Keqardhje e madhe për to

16 Qershor 2021, 12:04

Fqinjët e dy elektricistëve Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, në fshatin Jogodinë të Pogradecit, të cilët humbën jetën një ditë më parë aksidentalisht në punë shprehen se ato ishin të papërtuar dhe shumë specialistë. Ato tregojnë se ndjejnë keqardhje për ndarjen nga jeta të dy të njohurve të tyre.

'Njeriu më i rregullt, njeriu më specialist për kushte teknike humbet jetën. Duke ditur që ato shtylla tepër të amortizuara nuk duhet të hipte.

Njeri shumë i mirë shumë i edukuar gjithë jetë kishte që punonte 64 vjeç. Gjer në kohën e monizimit. keqardhje e madhe. Me bashkimin kam punuar edhe unë. Bashkimi ka qenë njeri i papërtuar ka qenë shumë optimist për punën. me një njeri që je rritur, këto janë gjëra të papritura. Bashkimi bënte vite që po punonte me linjat. Ishte njeri i pakursyer.'-thanë fqinjët.