Dy fitoret e qershorit, Kombëtarja ngjitet tre pozicione në renditjen e FIFA-s

29 Qershor 2023, 16:26

Kombëtarja shqiptare e futbollit renditet në vendin e 65 në FIFA. Dy fitoret e qershorit për kualifikueset e EURO 2024 kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, kanë bërë që kuqezinjtë të ngjiten tre vende më sipër nga FIFA.