Dy gazetarët ofendojnë tenistin serb Djokovic pa ditur se po filmoheshin: Është një gënjeshtar dhe trap

12 Janar 2022, 08:11

Një video ku dy moderatorë ofendojnë dhe fyejnë tenistin më i mirë në botë Novak Djokovic po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Mike Amor dhe Rebecca Maddern, dy moderatorët e Channel 7, pas mbylljes së lidhjes live me tenistin serb, kanë nisur ta ofendojnë atë pa ditur që po regjistroheshin dhe mikrofonat ishin ende ndezur.