Dy kuvende në PD, Topollaj: As Berisha as Basha nuk e rithemelojnë dot PD-në! Kraja: 18 dhjetori makijazh për të mbuluar dështimin

6 Dhjetor 2021, 18:24

TIRANË- Nëse sipas Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dy kuvendet e thirrura më 11 dhe 18 dhjetor do të sjellin ndryshimet për demokratët, Fabian Topollaj thotë në Report Tv se lufta personale mes Berishës dhe Bashës do të sjellë rrënimin e Partisë Demokratike.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Topollaj sheh si zgjidhje që Berisha dhe Basha të krijojnë nga një parti të re. Sipas tij, Basha është një humbës serial që nuk do ta sjellë asnjëherë PD-në në pushtet.