Dy kuvendet e PD/ Bozdo në Report TV: 'Foltorja', aksion politik, është sfiduar lidershipi i Bashës! Analistja Gjikondi: Luftë personale mes kreut të PD dhe Berishës

7 Dhjetor 2021, 18:37

Këtë pasdite në studion e Report Tv, u diskutua për dy Kuvendet e PD, njëri i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor dhe tjetri i thirur nga kryedemokrati Lulzim Basha më 18 dhjetor. Të ftuarit në studio, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Eno Bozdo dhe analistja njëkohësisht edhe juriste, Brisida Gjikondi, ndanë mendime të ndryshme. Bozdo e quajti një aksion politik thirrjen e dy Kuvendeve dhe 'Foltoren' e Berishës, ndërsa analistja Gjikondi tha se është një luftë personale mes Bashës dhe ish-kryeministrit.