Dy liderat botëror Boris Johnson dhe Joe Biden takohen në Shtëpinë e Bardhë

22 Shtator 2021, 14:51

Boris Johnson dhe Joe Biden po zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC pasi morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së në Nju Jork më herët.

Kryeministri britanik dhe presidenti amerikan pritet të flasin për larmishmëri temash, të tilla si ndryshimi i klimës dhe marrëveshja e fundit e nëndetëseve me Australinë.