Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në afërsi të Thumanës, 3 të plagosur

19 Shtator 2021, 19:29

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës. Dy makina janë përplasur kokë më kokë, ndërkohë që si pasojë e përplasjes ka edhe të lënduar. Report Tv mëson se nga aksidenti kanë mbetur 3 të plagosur të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e 'Traumës' në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Sakaq rruga është bllokuar prej disa minutash duke krijuar radhë të gjata makinash.