Dy ndeshje larg titullit, Tirana thyen lehtësisht Laçin! Partizani qëndron në garë duke mposhtur Vllazninë

21 Maj 2023, 21:22

Tirana ka vendosur një tjetër gurë të rëndë për titullin kampion në Superligë, pasi këtë javë ka mposhtur 1-3 Laçin kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në mbyllje të sezonit. Në Kurbin bardheblutë zhbllokuan nga distanca falë golashënuesit Florent Hasani, ndërsa në pjesën e dytë ‘dopietë’ e mesfushorit Ardit Hila, një tjetër i munguar në derbi, vulosi 3 pikët pavarësisht golit të nderit nga Laçi.