Dy qentë corgi të Mbretëreshës e presin në kishën e Shën Gjergjit, kujdestaria e tyre do i kalohet Princit Andrew dhe ish-bashkëshortes

19 Shtator 2022, 19:39

Ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës nuk mund të mungonte prania e dy qenve të saj të dashur, të racës corgi. Muick dhe Sandy kanë pritur procesionin që mbante arkivolin e Mbretëreshës për në kapelën e Shën Gjergjit.

Ato janë dy corgi-t e fundit që zotëronte Mbretëresha. Ata tani do të vendosen nën kujdesin e Princit Andrew dhe ish-bashkëshortes së tij, Sarah Ferguson.