Dy ura mesjetare në Lezhë rrezikojnë shembjen, specialisti i monumenteve: Asnjë ndërhyrje nga Ministria e Kulturës

28 Prill 2022, 21:04 | Përditesimi: 28 Prill 2022, 21:04

Ndërtuar në shekullin e XII, ura mesjetare e Blinisht në Lezhë rrezikon shembjen. Një projekt restaurimi i miratuar dy vite më parë nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti mbeti thjesht një status facebook.

Prej dekadash nuk ndërhyhet për ruajtjen e trashëgimisë siç është kjo urë me harqe, monument kulture i kategorisë së parë.

r.k./Shqiptarja.com