Dy viktima nga aksidenti tragjik në Rrogozhinë! 'Benzi' përfundoi nën rrotat e kamionit! Trupat e pajetë ende të bllokuar në makinë

4 Gusht 2022, 12:45

Dy viktima është bilanci i aksidentit tragjik në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit" në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan. Report Tv sjell pamjet pak minuta pas aksidentit tragjik të automjetit tip 'Mercedes Benz C Class' që është bërë copash dhe ka përfunduar nën rrotat e kamionit. Për pasojë, dy viktimat, shoferi dhe pasagjeri, të cilët nuk janë identifikuar ende janë bllokuar brenda makinës. Shkak i aksidentit dyshohet se ishte parakalimi i gabuar i Benzit.