Dybala magjik, Roma zgjohet e para në Seria A! Inter kënaq 70 mijë tifozët në 'San Siro'

31 Gusht 2022, 14:25

Pas fitores 3-0 kundër Monzës, Roma udhëheq të paktën përkohësisht Seria A me 10 pikë. Ndërkohë Interi është rikthyer te 3 pikët, pasi në San Siro nuk e diskutoi Cremonesen, ndërsa Milani kampion është ndalur në një barazim 0-0 kundër Sassuolo-s.