Dyndje e madhe pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë, më shumë se 10 mijë qytetarë kanë hyrë që në orët e para të mëngjesit

17 Korrik 2021, 09:09 | Përditesimi: 17 Korrik 2021, 09:09

Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar është këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar që sipas pushuesve kosovar çdo vit ka përmirësime. Por kërkesa mbetet e njëjtë, heqja e kufiri edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata. Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe këtë fluks të lartë.

KT/Shqiptarja.com