Dyshohet se porositi sulmin me tritol ndaj pallatit të Liman Gjokës në Shëngjin në 2020, Gjykata Lezhë liron Zef Kolën

5 Prill 2023, 10:09

52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdher të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasese në një objekt në ndërtim në zonen e ranës së hedhur në Shëngjin në vitin 2020, u lirua nga qelia.Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u njoh me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masen e sigurisë "Detyrim Paraqitje"