TIRANË-Zv. kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se akuza e bërë ndaj tij si porositës i atentatit ndaj prokurorit Ndoja nga ish-kryeministri Berisha është bërë me qëllim që nxisë kriminelët ta kërcënojnë, dhunojnë apo të shkojnë deri në eliminimin fizik.
Numri i dytë i qeverisë ka mohuar akuzën e rëndë të bërë nga Berisha, i fshehur pas qytetarit dixhital, sipas së cilit Braçe është parë në një tavolinë me kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe kriminelin Orges Bilbili teksa kërkonte që të "katandisnin prokurorin Arjan Ndoja" sepse i kishte dalë kundër shtetit. Për Braçen një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe kjo është lehtësisht e vërtetueshme, pasi për shkak të detyrës që mban, çdo takim i tij lajmërohet në sallat operative nga Garda në komisariat dhe mbi të gjitha lëviz i shoqëruar nga oficerë të shtetit.
Teksa i ka cilësuar akuzat ndaj tij si absurde, që shprehet se as nuk i ka shkuar kurrë në mendje për t'i bërë ndaj një kundërshtari politik, Braçe njofton se do të padisë Berishën për këtë akuzë false, për të cilën thotë se nuk do të mjaftohet me një dëmshpërblim nga gjykata, por do të kërkojë burgun për të. Ai thekson se i qëndron deklarimeve të tij të mëparshme se prokurori Arjon Ndoja është i lidhur me bandat kriminale dhe se vendimet lidhur me çështjen e pronave në Gjirin e Lalzin kanë qenë krejtësisht anti-ligjore, por shprehet se kjo deklaratë ka qenë e mjaftueshme për të, duke ia ka lënë në dorë drejtësisë.
"Qe Sali Berisha eshte nje kriminel barbar, kete pas 21 janarit, daljes zot te pushkatimeve ne mes te bulevardit, e thote i madh e i vogel ne kete vend! Por, pervec pushkatimeve direkt sic ne 21 janar 2011, ky kriminel barbar, mka nxitur permes gjuhes se tij kriminale, kercenime per jeten, akte dhune te drejtperdrejta deri ne rrezikim te jetes, ndaj kundershtareve te tij politike duke i perfshire kriminalisht ne ngjarje qe nuk egzistojne. Ky i sotmi eshte nje i tille! Provohet boterisht qe kjo ngjarje qe ka sajuar e publikuar, nuk egziston! Po fare fare! As nga une, as nga kryetari i bashkise Divjake, zero! Vertetohet lehtesisht; Per shkak te detyres, cdo levizje e imja eshte nen prezence te oficereve te shtetit-jo te mite por te shtetit; Cdo takim i imi me kryetarin e bashkise dhe jo vetem, eshte nen prezence te tyre; Pra, per shkak te detyres, cdo gje eshte e lajmeruar ne sallat operative perkatese nga Garda e Republikes ne komisariatet e policise ne territor! Pra, takimi i kryetarit te bashkise Divjake me ate person dhe i imi me ate dhe kryetarin, as qe egziston. Fare!
Eshte sajuar nga Sali Berisha si kercenim i drejtperdrejte per jeten ndaj meje e kryetarit te bashkise Divjake. Mendja kriminale e Sali Berishes, kerkon te drejtoje e pse jo te shkrehe pushke kriminelesh ndaj nesh! Ti Sali Berisha po kerkon jeten tone! Do pergjigjesh per kete ligjerisht deri ne fund! Cdo dite nga sot, cdo ore nga dita e sotme e ne vijim, une do merrem me kete, tydhe ligjin! Boll me! Ke 25 vite qe si kriminel ordiner ben kete ndaj meje e cdo kundershtari politik, si kur ke pushtet, si kur je ne opozite. Nuk dua nga parate e tua te ndyra, do kerkoj ligjerisht burg per ty, aq sa ligji thote per kete krim penal qe ke konsumuar sot ndaj ne te dyve! Kjo e para E dyta, kurre, kurre nuk kam bere kete qe ti ke konsumuar sot ndaj nesh; Kurre nuk kam shenjuar jeten e kujt per ta marre, si politikan, si qeveritar apo si qytetar i thjeshte!
Nuk jam soji yt, as si shpifes, as si kriminel; Si qytetar e si pushtetar ne raport me ligjin, jeten e dinjitetin e cdokujt, ti as qe afrohesh tek une. E treta, Fredi Kokoneshi as qe njeh prokurorin, as si emer, as si person, as si prokuror, as si aktivitet, as qe e njeh personin e permendur ne cilendo rrethane. Une gjithashtu, as si emer e as si person kerkund e ne 48 vite jete. Une, pooooo, kam folur per qendrim e prokurorit ndaj nje zyrtari te shtetit, antiligjor e antikushtetues ne hetimin e nje ceshtjeje, konfirmuar i tille, sic e kam thene, nga nje gjykate me e larte, i paligjshem e antikushtetues. Kaq me mjaftoi e me mjafton. Akti ndaj tij eshte kriminal! Une, cilido prane meje si i aferm apo mik e shok e jane aq shume sa sta merr mendja, nuk kam lidhje me ate akt kriminal. Ti si kriminel barbar, pa asnje prove, asnje fakt, ne menyre kriminale dhe te qellimte pa asnje reference vendi e kohe, zero, kerkon te nxitesh nje tjeter akt kriminal.
Per kete do pergjigjesh! Nuk te fal asnje germe dhe po ta perseris, nuk dua parate e tua te ndyra, dua burgun per ty per kete krim te konsumuar. E fundit, per pluhurin qe permend per mua serish do perballesh me ligjin, per cdo germe te fjales, nje per nje; per cilesimin trafikant te kryetarit te bashkise Divjake, do perballesh me ligjin; Per shkak te shpifjeve te tua dhe qelbesirave qe kishe nen hyqem, per nje vit e me shume prokuroria vuri nen hetim ne te gjithe boten kryetarin e bashkise; Doli i paster kudo, me cdo akt te cdo institucioni nderkombetar qe u detyrua te ktheje pergjigje ne Prokurorine e Republikes. Letrat jane publike e te adminiatruara ne prokurori. Cdo germe edhe per kete do kthehet ne perballje ligjore dhe ti do pergjigjesh deri ne fund, germe per germe", shkruan Braçe.
Ja çfarë shkruante Berisha
"Braçe i pluhurit me Kokoneshin e tij trafikant akuzohen të implikuar në atentatin e Shkozetit! Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale!"
Mesazhi
Përshëndetje doktor, jam një qytetare nga Lushnja. Desha të bëja një denoncim për sa i përket atentatit të prokurorit Arjan Ndoj. Para disa ditësh në një lokal këtu në zonë është parë kryetari Fredi Kokoneshi me një person. Ishte rreth 25 vjeç, djal i ri bjond, dhe i thërriste Gest. Të linte përshtypjen si Orges Bilbili dhe më mbrapa ka ardhur zv.kryeministri Braçe. Në bisedë e sipër z.Kokoneshi ka thënë: E duam ta shikojmë të katandisur atë prokuror, u bë ai të dalë kundër nesh.Të lutem jam familjare dhe dua të jem anonime se nuk kam ndërmend të kem fatin e shumë njerëzve të vrarë këtu.