'E ardhme e errët, sidomos për gratë', një vit nga sundim i talebanëve në Afganistan

15 Gusht 2022, 17:00

Talebanët shënuan një vit në pushtet të hënën, por festa ishte e zbehtë në kohën kur Afganistani po lufton me varfërinë në rritje, thatësirën, kequshqyerjen dhe shpresën e zbehur të grave se ato mund të kenë një rol vendimtar në të ardhmen e vendit.