E diel dhe temperatura të larta, qytetarët drejt Vlorës për relaks, shkaktohen radhë të gjata makinash dhe trafik

15 Gusht 2021, 10:59 | Përditesimi: 15 Gusht 2021, 10:59

Teksa temperaturat janë të larta dhe sot është e diel, qytetarët kanë gjetur si “shpëtim” plazhin për t'u relaksuar.

Vlora është një nga destinacionet e preferuara në bregdetin e jugut për pushuesit shqiptar dhe të huaj dhe si pasojë kjo ka shkaktuar radhë të gjata dhe fluks automjetesh në rrugët e qytetit.

KT/Shqiptarja.com