E diela magjike e futbollit, jo vetëm derbi italian! Në Spanjë 'El Clasico' Barça-Real vendos shumë për titullin

19 Mars 2023, 12:45

E diela do jetë magjikë për futbollin europian. Sonte në Seria A luhet derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, me trajnerin e zikaltërve Inzaghi i cili kërkon qartësi për pikët e hequra të bardhezinjve, ndërsa në Spanjë do vihen përballë Barcelona me Real Madrid, që do përcaktojnë shumë për fatet e titullit.